Qeveria i jep Ministrisë së Mbrojtjes 20 milionë lekë për zonat e përmbytura

schedule17:09 - 26 Mars, 2018

schedule 17:09 - 26 Mars, 2018

Qeveria ka vendosur t’i heqë 20 milionë lekë buxhetit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për t’ia kaluar Ministrisë së Mbrojtjes. Ky kalim fondesh bëhet me qëllim që të përdoret për sigurimin e bazës ushqimore për blegtorinë në zonat e përmbytura në Shkodër. Në këtë qark, situata vazhdon të jetë e përkeqësuar nga reshjet e tre javëve të fundit.
Këtë vendim Këshilli i Ministrave e mori në mbledhjen e ditës së sotme./abcnews.al