Qeveria e re, Mustafa thërret nesër mbledhjen e kryesisë

schedule16:10 - 1 Qershor, 2020

schedule 16:10 - 1 Qershor, 2020

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa në kuadër të nismës për formimin e qeverisë së re pasditen e së martës do të zhvillojë një mbledhje me kryesinë e partisë së tij.

Përmes një njoftimi për mediat Mustafa bën me dije se ka thirrur mbledhjen për nesër në ora 16:30, në Selinë Qendrore të LDK’së.

Ndërkaq LDK sot pritet të dorëzojë në Kuvend kërkesën për seancën ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.

Nga ky subjekt ende nuk i kanë publikuar emrat e ministrave, derisa, kishin bërë të ditur se kërkesën për seancë do ta dorëzojnë vetëm pasi që të publikohet i plotë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidenti për mandatarin./abcnews.al