“Qeveria e Kosovës ka harruar ish-krerët e UÇK-së”, ish-këshilltari i Thaçit: Kurti ka urrejtje të verbër ndaj ish-kundërshtarëve

schedule16:40 - 16 Korrik, 2024

schedule 16:40 - 16 Korrik, 2024

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Berhami, në një intervistë për emisionin “Balkan Update” në ABC News, u shpreh se viti 2025 mund të jetë fundi i sagës së procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale e Hagës.

Teksa foli për procesin gjyqësor, ai tha se qeveria e Kosovës ka harruar ish-krerët e UCK-së dhe është i vetmi vend në botë q ënuk ndihmon njerëzit e vetë. Sakaq u ndal te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ku tha se ‘Urrejtja për kundërshtarët e vjetër e kanë verbuar Kurtin duke bërë që të mos hedhë asnjë hap për ti shpëtuar ata’.

Në Kosovë ka pasur përpjekjeje për të rekrutuar dëshmitarë të rremë nga Serbia. Edhe procesi i përshkruar me thyerje të drejtave të njeriut, Gjykata Speciale është një makinë e fatit që është kurdisur që Prokuroria të fitojë 90 përqind të rasteve dhe 10 përqind mbrojtja. Është një gjykata e krijuar për të dënuar. Kjo gjykatë duhet të përmbyllë këtë cikël dhe të shpallë të pafajshëm krerët e UCK-së dhe për këtë duhet një vëmendje dhe mbështetje e madhe e qeverisë.

Në atë çfarë kemi parë në javët e shkuara kemi parë një padurim të shtuar të prokurorisë. Ka qenë një përpjekje e prokurorisë për të zvarritur procesin në mënyrë që krerët e UÇK-së të dënohen. Në një kohë të madhe të procesit e marrin pyetjet e panevojshme. Unë besoj dhe shpresoj që me këtë dinamike, vitin e ardhshëm të kemi një përmbyllje të procesit nga Prokuroria, ka gjasa të mëdha që të kemi një përmbyllje në vitin 2025.

E vetmja ndihmë që vjen nga qeveria është pagesa për avokatët, kjo s’është meritë e kësaj qeverie, por e qeverive të mëparshëm. Qeveria mund të ndërhyjë në proces. Mund të krijojë mekanizma të mbikëqyrjes dhe asgjë nga këto nuk ka bërë. Kosova është i vetmi shtet që nuk po mbron njerëzit e vetë që po gjykohen në Hagë. Nga ana tjetër Serbia dhe Kroacia ka bërë të kundërtën, duke nxjerrë të pafajshëm njerëzit e saj. I vetmi shtet që nuk po interesohet investohet është Kosova. Urrejtja për kundërshtarët e vjetër e kanë verbuar Kurtin duke bërë që të mos hedhë asnjë hap për ti shpëtuar ata.

Kurti në baza ditore ndërhyn në drejtësi, nuk pranon asnjë vendim të gjykatës dhe kur e pyet për këtë thotë ‘Nuk mund të ndërdyjmë në drejtësi’.

Kjo gjykatë nuk është e interesuar për fakte, por për tu dënua. Ky është rrezikuar që i kanoset krerëve të UCK-së dhe Kosovës.”, tha ai.

/abcnews.al