Qeveria e gjyqtarëve, Naureda Llagami zgjidhet kryetare e KLGJ

schedule15:26 - 20 Dhjetor, 2018

schedule 15:26 - 20 Dhjetor, 2018

Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi të enjten mbledhjen e tij të parë. Me shumicë votash anëtarët e Këshillit zgjodhën Naureda Llagamin si kryetare dhe Maksim Qokun si nënkryetar. KLGJ do të jetë qeveria e gjyqtarëve dhe do të hedhë hapat për ndërtimin e Gjykatës Antikorrupsion.

Përmes një votimi të hapur, 10 nga 11 anëtarët e KLGJ-së zgjodhën se drejtuese të këshillit Naureda Llagamin.

“Ne nisin së bashku një rrugë me shumë përgjegjësi drejt konsolidimit të gjyqësorit të pavarur, të paanshëm, të pakorruptuar dhe të pa ndikuar nga politika. Kompetencat e dhëna duhet ti ushtrojmë me dinjitet dhe përgjegjësi për ti dhënë jetë rëzultateve të pritshme të kësaj reforme.”

Votimi tjetër ishte ai i zëvendës kryetarit. Në garën me tre kandidatë, trimunfoi Maksim Qoku. Mbledhja vijoi me shortimin e anëtarëve që do të kenë mandate 3 dhe jo 5 vjeçar. Mandat më të shkurtër se të tjerë do të kenë gjyqtarët Brunilda Kadi, Ilir Toska dhe Medi Bici. Ndërsa nga anëtarët jogjyqtarë mandati 3-vjeçar do të ketë Erion Muharremaj dhe Maksim Qoku.

Të pranishëm në mbledhjen e parë të KLGJ-së ishin edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca. Nisja e funksionimit të KLGJ-së ka mbyllur përfundimisht kapitullin e Këshillit të Lartë të Drejësisë, si edhe disa kompetencave të ngrira të kësaj të fundit për shkak të fazës tranzitore. KLGJ do jetë përgjegjëse në vijim për miratimin e akteve nënligjore për gjyqtarët, për emërimin dhe promoivimin e tyre apo vendosjes së masave disiplimore, si edhe do të hedhë hapat për ngritjen e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion./abcnews.al