“Qeveria do të heqë vëmendjen nga skandalet,” Bylykbashi: Secili të shohë dosjen e vet, politikanët të kalojnë në skaner

schedule20:17 - 28 Shtator, 2022

schedule 20:17 - 28 Shtator, 2022

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi dhe 14 deputetë të opozitës depozituan në Kuvendin e Shqipërisë nismën ligjore për pastërtinë e figurës së funksionarit dhe zyrtarit publik. Në fjalën e tij para gazetarëve, Bylykbashi tha se PD i rikthehet edhe një herë lustracionit, si e vetmja nismë që pastron politikën nga bashkëpunëtorët e sigurimit.

Ndërsa, i ftuar në “Radari Informativ” me Juli Xhokaxhi në ABC, Bylykbashi theksoi se kjo është hera e tretë që PD sjell lustracionin në parlament.

Nga ana tjetër, nisma e qeverisë sipas tij, është sjellë vetëm për të larguar vëmendjen nga “skandalet dhe grabitja që po u bëhet shqiptarëve.”

“E para të gjitha janë të deklasifikuara, kush bën procedurë deklasifikimi shkel ligjin.  Pretendimi, të gjithë të shohin të gjithë, është përpjekje për krijimin e amullisë në këtë mes. Ne jo për hapje dosjesh që jemi, por jemi për lustracionin. Ky që sjellim sot është mbi themelet e atij ligji të 2008, por me disa ndryshime.”

Bylykbashi thekson se nisma e PD-së nuk ka për qëllim të “godasë” vetëm ata që janë aktualisht aktorë politikë apo duan të emërohen në poste publike.

“Dosjet hapen për këdo, kushdo sheh dosjen e vet. Ama lustracioni është kush konkurron për një pozicion publik shtetëror, ata që janë në detyrë humbasin funksionon. Ata që pretendojnë të zgjidhen apo emërohen ata ndalohen.”

Ndërsa i pyetur se sa vota duhen për ta kaluar projektligjin në Parlament, nënkryetari i PD-së tha se duhen tre të pestat e votave në Parlament.

Nëse duan të bëjnë marrëveshje mund ta bëjnë gjithë ditën, përtej vullnetit politik të organeve të PD. Ne propozojmë atë që duan të gjithë, që kriminelët e komunizimit të ekspozohen por edhe të ndalohen të kenë poste publike.

“Kësaj radhe ka një nen kushtetues specifik. Neni 6 fraksion1, për ligjin e dekriminalizimit… ky ligj miratohet me tre të pestat. Edhe me votë të thjeshtë nuk kemi vota, kemi vetëm votë morale.”

Por a do të negociojë PD me qeverinë? Bylykbashi thotë se bashkëpunimi mund të kufizohet vetëm në parametrat që ligji i ka aktualisht. /abcnews.al/