Autoritete braziliane kanë rikthyer një faqen zyrtare të qeverisë të dhënat e plota për Covid-19 në vend, vetëm disa ditë pasi ishte urdhëruar që të fshiheshin.
Ministria e shëndetësisë ndaloi publikimin e shifrave të vdekjeve dhe rastet të Shtunën, duke provokuar zemërim. Të martën një gjykatës i Gjykatës Supreme urdhëroi qeverinë të publikojë shifrat në mes të akuzave për censurë.
Brazili ka numrin e dytë të rasteve me infektime më të larta në botë dhe tani ka më shumë vdekje të përditshme se çdo komb tjetër.
LEXO EDHE: Brazili fsheh të dhënat për koronavirusin
Më paherët, Presidenti Jair Bolsonaro tha se ndryshimi në politikë ishte rezultat i veprimeve që po merreshin për të përmirësuar raportimin Covid-19.
Ministria e shëndetësisë tha se do të raportonte vetëm raste dhe vdekje që kishin ndodhur në 24 orët e kaluara.
Por kritikët akuzuan qeverinë e presidentit ekstrem të djathtë për manipulim të të dhënave, me këshillin kombëtar të sekretarëve shëndetësorë të shtetit, të cilët e përshkruanin këtë veprim si “autoritar, të pandjeshëm, çnjerëzor dhe joetik”.
Ndërkohë, gjykatësja e Gjykata Supreme Alexandre de Moraes i tha ministrisë që “të rivendoste plotësisht” publikimin e të dhënave Covid-19 në interes të shëndetit publik. /abcnews.al


