Qeveria 1 miliard lekë për ASH, Sinani: Buxheti shtesë në funksion të tre nismave

schedule19:12 - 21 Janar, 2021

schedule 19:12 - 21 Janar, 2021

Nga Leontina Nika

Qeveria jep 1 miliard leke shtese për Akademinë e Shkencave, kjo tregon shkrirjen e akujve mes Ramës dhe Akademisë, pasi 3 vite më  parë  Kryeministri e kërcënoi  se nuk do të  marrin asnjë qindarkë nëse nuk reformohen nuk do marrin asnjë qindarkë.

Tre vite më parë  kryeministri Rama kërcënoi Akademinë e Shkencave se nëse nuk reformohet, s’do të marrë asnjë qindarkë!

Madje kërkoi edhe dorëzimin e godinës! Ndërkohë që fillimi i këtij vitit i gjen me një gjuhë të qete, madje dhe me një buxhet  shtesë prej 100 milion lekesh in miratuar me vendim qeverie

Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave Akademiku Shaban Sinani thotë për ABC se buxheti tregon se Akademia e Shkencave është prioritet për qeverinë.

“Kemi një situatë shumë optimiste për mundësitë që ka Akademia e Shkencave për të punuar për projekte madhore. Me këtë mbështetje buxhetore kuptohet se puna në Akademinë e Shkencave është prioritet.”

Ky buxhet , do të shfrytëzohet për realizimin e tre projekteve madhore ,të cilët kanë qenë peng  i buxheteve.

“Qeveria ka vendosur që ky buxhet, t’i bartet për këtë vit, në funksion të tri nismave madhore që ka Akademia e Shkencave, hartimi i një fjalori të madh të gjuhës shqipe, një enciklopedie  të botës, shqiptare gjithpërfshirëse dhe hartimi i një historie të popullit shqiptar.” /abcnews.al/