“Qetësi para stuhisë”/ Rritet numri i të infektuarve në Gjermani, shkalla e vdekshmërisë e ulët

schedule09:34 - 28 Mars, 2020

schedule 09:34 - 28 Mars, 2020

Në Gjermani vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirusi.

Sipas autoriteteve numri i të testuarve pozitv me Covid-19 është rritur në rreth 51 mijë kurse numri i viktimave mbetet i ulët krahasuar me shkallën e përhapjes së infeksionit, viktimat numërohen në 351.

“Arsyeja pse kemi kaq pak vdekje në Gjermani në krahasim me numrin e të infektuarve shpjegohet me faktin se ne bëjmë një sasi të madhe të testeve laboratorike”, tha Christian Drosten, virolog në Spitalin Charite të Berlinit. “Por është ende një qetësi para stuhisë”, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në Berlin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!