Qeshja e Ramës, Basha insiston: Projekti 1 miliardë duhet ndalur

schedule13:49 - 14 Nëntor, 2017

schedule 13:49 - 14 Nëntor, 2017

Pavarësisht ironisë së Kryeministrit në lidhje me akuzat e tij, Kryedemokrati Lulzim Basha insistoi duke deklaruar se herën e fundit që Rama ftoi shqiptarët të qeshnin, Shqipëria u kthye në hambar droge. Basha pohoi se projekti 1 miliard i qeverisë duhet ndalur, ndërsa kërkoi nga Prokuroria të hetojë të gjitha konçesionet e qeverisë

Edi Rama ka qeshur shpesh, por historia e ka treguar se sa herë ka qeshur e vërteta nuk ka qenë me të.

I tillë ishte reagimi i kryetarit të opozitës pasi kryeministri Rama e mori me të qeshur akuzën e tij se paratë e drogës po pastrohen nga sektori i ndërtimi dhe ai bankar përmes projektit 1 miliard euro

“Për katër vjet me radhë ai u kërkoi shqiptarëve të qeshnin me akuzat se në Shqipëri mbillej kanabis dhe trafikohej drogë. Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin se opozita ngatërronte mushkonjat me avionët. Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin me opozitën që e thërrisnin Elvisin, Evis. Edi Rama ulej me fshatarët dhe i pyeste me shaka c’thotë kanabisi. Edi Rama u tha shqiptarëve që të qeshnin me akuzat e opozitës se Saimir Tahiri ishte trafikant”.

“Herën e fundit që dëgjuam Ramën kur na tha të qeshnim, Shqipëria u kthye në hambar droge dhe zonë të lirë të krimit. Tani po na fton përsëri të qeshim. Në fakt është koha të shqetësohemi dhe t’i themi ndal Edi Ramës dhe krimit në politikë dhe në ekonomi.

Për të treguar se akuza e tij nuk është e pabazuar thirri në ndihmë specifikisht faqen 8 raportin e departamentit të shtetit të marsit të këtij viti për strategjinë re kontrollit ndërkiomëbtar të narkotikëve.

“Në mars 2017, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, e quajtur zyrtarisht Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave. Është hera e parë që Shqipëria është përfshirë në këtë listë që përditësohet çdo vit. E gjeni në faqen 8 të raportit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve që Departamenti i Shtetit i dërgoi zyrtarisht Kongresit Amerikan.

Kjo ishte përirudha kur demoklratët vazhdonin protestën në cadrën para kryeministrisë, dhe raportin e DASH dhe ët Inteporlit i përdorën si argumenat të forët se opse me edi Ramën zhjedhte do ishin të paravendosura.

Në interes të gazetarëve Basha dha nëj koment të tillë lidhru me nismën deri tani8 mediatike ëpr shkarkimin e kreut të KQZ-*së Klement Zguri për cështjen e kryebashkiakut të mallkastrës Kapplanaj që siaps tyre duhej t’i ishte ndërprerë mandate.

Rama tha se për herë të parë, amerikanët e kanë futur Shqipërinë në listën e vendeve problematike sa i përket pastrimit të parave.

Kreu i PD kërkoi që të ndalet projekti “1 miliard euro”./abcnews.al

 

https://youtu.be/qd-FzuYB18A

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!