Qeni kafshon për vdekje pronaren në Greqi, policia e gjen kafshën të larë në gjak

schedule09:44 - 21 Janar, 2020

schedule 09:44 - 21 Janar, 2020

Autoritet në Greqi janë të tronditur nga rezultatet e një ekzaminimi mjekoligjor të shkaqeve të sakta të vdekjes së një 70-vjeçare në Volos tb Greqisë, e cila u gjet e vdekur të shtunën e kaluar në oborrin e shtëpisë së saj, ndërsa qeni i mbuluar nga gjaku qëndronte pranë saj.

Shërbimi Mjekësor Ligjor i Selanikut raportoi se shkaku i vdekjes së gruas ishin kafshimet e qenit, përcjell abcnews.al.

Gruaja vdiq nga hemorragjia e shkaktuar nga dy shenja kafshimi në fyt dhe kokë.

Shërbimi mjeko-ligjor i Selanikut është duke kryer ende teste toksikologjike, rezultatet e të cilave do të dalin rreth një muaj më vonë.

Duhet të theksohet se nuk është bërë asnjë njoftim për këtë çështje. Familja e kësaj gruaje fatkeqe beson se qeni nuk mund ta sulmonte kurrë dhe në vend të kësaj ai ka vrapuar për ta ndihmuar.

Policia, pas kafshimeve të dukshme që pa në trupin e gruas, e përshkroi vdekjen si një “incident të papritur” dhe urdhëroi të kryhej një nekropsi-nekrotomi.
Gjithashtu u raportua se 70-vjeçarja vuante nga probleme të zemrës, sipas raporteve të para nga të afërmit e saj, ndërsa të shtunën në mëngjes ajo kishte njoftuar burrin e saj se nuk po ndihej mirë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!