Qëlloi në ajër me armë zjarri për të kërcënuar vëllain/ Parandalohet konflikti në një familje në Paskuqan

schedule10:20 - 10 Qershor, 2025

schedule 10:20 - 10 Qershor, 2025

Qëlloi me armë zjarri automatik në ajër, për të kanosur vëllanë e tij, arrestohet nga policia 61-vjeçari Mazllam Marku në Paskuqan. 61-vjeçari ka qenë më parë me precedent penal.

Policia ka arrestuar edhe vëllain e 61-vjeçarit, Adem Markun, pasi dhunoi vajzën e Mazllam Markut. Në banesën e 61-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan arma e zjarrit kallashnikov, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (sëpatë).

“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë neutralizuar të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezër, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!