Qëllohet me armë zjarri një shqiptar në Athinë

schedule12:35 - 28 Janar, 2018

schedule 12:35 - 28 Janar, 2018

Mediat greke bëjnë me dije se një shtetas shqiptar ka mbletur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të panjohur në një zonë të Athinës. Idenditeti i tij nuk bëhet i ditur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të së shtunës. Shqiptari është dërguar menjëherë në spitalin “Shën Olga” dhe është në gjendje të rëndë. Dyshimet e para janë për një grabitje të mundshme edhe pse nuk përjashtohen skenarët e tjerë. Policia greke po kryen një kërkim për të identifikuar dhe arrestuar autorët./abcnews.al