Qëllohet me armë zjarri në ballkonin e shtëpisë 36-vjeçari

schedule20:48 - 30 Gusht, 2019

schedule 20:48 - 30 Gusht, 2019

Një ish-mësues fiskulture është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, drejt në banesën e tij në lagjen “10 Korriku” në Vlorë. Sipas policies, Eljus Thartori ndodhej në ballkon kur mori plumbat. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por, ndërkohë që është qëlluar me armë zjarri, banorët kanë dëshmuar se në banesë është dëgjuar edhe një shpërthim, fakt të cilin policia nuk e ka konfirmuar.

Shënjestra thuhet se ka jetuar jashtë shtetit dhe ka qenë i dënuar më parë më 10 vjet burg për vrasje. Janë ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe sipas policisë po punohet për t’i zbardhur ato./ ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!