Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Qazim Laçi kalon në Turqi/ Mesfushori kuqezi do të luajë këtë vit tek Rizespor

schedule13:20 - 19 Korrik, 2025

schedule 13:20 - 19 Korrik, 2025

I ka marrë maksimumin karrierës deri tani.

Qazim Laçi jo më kot është një nga lojtarët kryesorë në mesfushën e kombëtares së Shqipërisë, ndërsa tani I vjen një hap më lart në jetën e tij të futbollit.

Njëzetenëntëvjeçari do të bashkohet me Rizesporin në Superligën e Turqisë, duke I dhënë fund aventurës së tij në Republikën Çeke.



Me 40 ndeshje me fanelën kuqezi, dhe me katër gola, ai I ka bindur drejtuesit e klubit, skuadra e të cilit arriti vendin e 9-të në elitën turke dhe që padyshim ka pretendime për më shumë, pse jo për të arritur kualifikimin në Kupat e Europës.

Laçi ishte tek Sparta e Pragës në Çeki për 3 sezone, duke luajtur gjithsej 113 ndeshje, me 6 gola e sidomos me 18 asistë, duke qenë padyshim njëri nga lojtarët më të mirë të skuadrës.

Ai provoi të luante në fazën e grupeve në Champions, si dhe në grupet në Ligën e Europës, duke fituar dy herë titullin kampion në Çeki dhe një herë Kupën e këtij vendi.

Më herët, 29-vjeçari luajti në Francë për Ajasion, në të dyja ligat, si dhe në Greqi. / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!