“Qatargate”, Metsola: Nevojiten sanksione të shpejta dhe të detyrueshme për skandalet e korrupsionit

schedule12:20 - 13 Janar, 2023

schedule 12:20 - 13 Janar, 2023

Në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica, presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metzola foli për efektet e skandalit të korrupsionit të Qatargate.

Çfarë sugjeron Metsola për eurodeputetët pas përfundimit të mandatit të tyre?

“Unë e konsideroj të rëndësishme futjen e një sistemi në bazë të të cilit eurodeputetët, pas përfundimit të mandatit të tyre, nuk mund të fillojnë menjëherë lobimin” . Duhet të ketë një negocim, duke filluar nga kohëzgjatja e këtij ndalimi”, theksoi presidentja e  Parlamentit Europian.

“Dua të sigurohem që do të vendosen sanksione të forta dhe të shpejta, sepse sanksionet janë pengesa e vërtetë”, shtoi ajo.

Kryetarja e Parlamentit Europian konsideron se “me këto njohuri të kufizuara mund të kishim menduar se çfarë po ndodhte në komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut dhe ndoshta t’i kishim besuar më pak”.

Në lidhje me procesin e heqjes së imunitetit të Roberto Coccolino dhe Mark Tarabella, ajo tha se “i gjithë procesi zakonisht zgjat 90 ditë, por u vendos që të shkurtohet me 30 ditë”.

“Nuk kam frikë nga ndonjë zgjatje e hetimeve, por jam realiste. Unë jam gati për çdo gjë, por nuk pres asgjë. Nuk mund të jemi “të pafajshëm” dhe të besojmë se nuk do të ndodhë më kurrë, në të ardhmen”, përfundoi presidentja e Parlamentit Europian.

/abcnew.al