Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi është kapur duke qarkulluar me një armë zjarri të llojit pistoletë. Policia njofton se Alvin Musaj, nga Vlora u kap në vendin e quajtur “Rruga e pestë”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri pistolet tip “Smith & Wesson”, me 6 fishekë.
Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal. /abcnews.al