Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri e municion luftarak. Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit policor të koduar “Black Bag”, të zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” u arrestua Ritvan Xhota.
40-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të çantës së tij, në bulevardin “Bajram Curri”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak. /abcnews.al/