Dy persona, njëri në Vlorë dhe një tjetër në Fier janë arrestuar nga policia pasi qarkullonin me armë zjarri në qytet.
Baftjar Bushi, 25 vjeç, u kap në lagjen “8 Shkurti” në Fier gjatë një kontrolli në mjetin e tij Benz. Aty iu sekuestruan një armë zjarri pa leje, një krëhër dhe pesë fishekë.
Ndërkohë në Vlorë u arrestua 49-vjeçari Ilir Birçaj. Atij iu sekuestrua në çantën personale një pistoletë TT model 54 dhe 1 krëhër me 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Birçaj rezulton të jetë një person me precedentë penalë për veprën penale armëmbajtje pa leje dhe për kundërshtim të punonjësve të policisë./abcnews.al