Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qarku i Korçës mbulohet nga dëbora/ Rama: Strukturat bashkiake në terren, qarkullimi rrugor është i hapur

schedule15:03 - 12 Janar, 2026

schedule 15:03 - 12 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në Bashkinë Korçë. Sipas tij, gjatë orëve të fundit reshjet kanë përfshirë të gjithë territorin e bashkisë, të shoqëruara me temperatura të ulëta dhe ngrica.

Rama bën me dije se punonjësit e Bashkisë Korçë kanë qenë në terren që prej orëve të para të mëngjesit, duke kryer kriposjen e të gjitha rrugëve, si në qytet ashtu edhe në njësitë administrative. Ndërhyrje të posaçme janë realizuar edhe në zonat malore, ku janë evidentuar problematikat më të mëdha për shkak të reshjeve të dendura dhe ngricave.

Sipas informacionit të publikuar, qarkullimi rrugor është mbajtur i hapur dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim garantimin e sigurisë për qytetarët.



Në përfundim, Bashkia Korçë u bën thirrje banorëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të temperaturave të ulëta dhe pranisë së ngricave në akset rrugore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!