DIBËR- Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës rreth orës 23:30 të natës së mbrëmshme, është bërë ndërhyrja me mjete borë pastruese dhe kriposja në të gjitha akset rrugore kryesore në qarkun Dibër.
Temperaturat e ajrit kanë zbritur disa gradë nën zero, ndërsa rrugët në disa zona të thella janë ende të bllokuara.
Autoritetet raportojnë se si pasojë e rënies së pemëve nga pesha e borës janë thyer shtylla dhe janë këputur përcjellësa, duke bërë që disa fshatra të mbesin pa energji elektrike.
Grupet e OSHEE ndodhen në terren dhe o punojmë për rikthimin e energjisë.
Njoftimi për qarkun Dibër:
Janë zhbllokuar të gjitha mjetet e ngelura në rrugë, ndërsa një pjesë e tyre kanë lënë mjetet dhe kanë shkuar tek të afërmit e tyre në ato zona ku kishin mbetur.
Aksi Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë-Tiranë është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore,
Aksi Peshkopi-Koben-Vasie-Kukës është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore dhe zinxhirët në rast vështirësish.
Aksi Peshkopi-Muhurr-Draj Reç është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë.
Të bllokuara disa njësi Administrative, Lurë, Selishtë, Zall Reç, Kala e Dodës dhe Luzni.
Fadromat e Bashkisë Dibër kanë mbajtur nën kontroll gjithë rrugët e qytetit,ndërsa sot do të ndërhyjnë në rrugët e fshatrave.
Si pasojë e thyerjes së pemëve nga pesha e borës janë thyer shtylla dhe janë këputur përcjellësa, pa energji elektrike pjesa më e madhe e njësive administrative, ndërsa në qytet energjia u rikthye rreth orës 20:30. Në terren janë 4 grupe të OSHE.
Bulqizë
Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd është pjesërisht i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë deri në Ostren, më tej ende nuk është hapur deri në Klenjë dhe Seblevë.
Aksi Qafa e Buallit- Krastë i kalueshëm me zinxhirë.
Pritet që të ndërhyhet për hapjen e rrugëve të njësive administrative nga ana e bashkisë Bulqizë.
Pa energji elektrike e gjithë Bashkia Bulqizë vashkë me njësitë Administrative.
Klos
Rrugët që lidhin Njësitë Administrative Xibër dhe Gurrë janë të bllokuara, pritet ndërhyrja e fadromave të Bashkisë. Pa energji elektrike tre njësi Administrative.
Mat
Ka pasur reshje bore edhe në qytetin e Burrelit, por pa shkaktuar probleme. Qarkullimi drejt disa njësive administrative me vështirësi, rruga e njësisë Macukull pritet të hapet dot nga Bashkia Mat. Pa energji elektrike disa njësi administrative. Policia apelon drejtuesit e mjeteve të shmangin lëvizjet e pa nevojshme, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët, si dhe të tregojnë kujdes pasi ka ngrica në të gjitha akset rrugore.