Qafa e Thanës me terminal të ri doganor, Zaev: Thellim i marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë

schedule22:11 - 16 Shtator, 2019

schedule 22:11 - 16 Shtator, 2019

Në vendkalimin kufitar të Qafë Thanës ka nisur nga puna terminali i ri doganor që do të kontribuojë nw rritjen e kalimit të mallrave dhe zvogëlimin e formaliteteve doganore. I pranishëm në ceremoninë e përurimit, kryeministri Zoran Zaev ka vlerësuar marrëdhëniet me Shqipërinë.

Zyrtarisht, terminalin doganor ku kalojnë 1.5 milion udhëtarë dhe 100 mijë kamionë, në përdorim e lëshuan Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar, delegacion nga dogana e Shqipërisë, përfaqësues të komunitetit afarist dhe mysafirë të tjerë.

Kryeministri Zaev në një prononcim për Klan Maqedoni ka komentuar edhe marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Marrëdhëniet janë shumë të mira, me kapacitete të shkëlqyeshme për përmirësimin e tyre. Lëshimi në përdorim i Terminalit Doganor, me mjete të BE-së nga IPA Fondet dhe Qeverisë së RMV-së, është hapi i fundit nga aspekti teknik, që të përgatitet kompletimi i ONE STOP SHOP, apo vendkalimi kufitar me një ndalesë me përfundimin e punëve në një vend”, tha Zaev.

Me ndërtimin e terminalit të ri doganor prej 9500 metrave katrorë si dhe rikonstruimit të objekteve ekzistuese, autoritetet e Maqedonisë së Veriut thonë se vendi siguron shërbime më të mira për operatorët ekonomik dhe qarkullim më të shpejtë të mallrave në vendkalimin më të madh kufitar me Republikën e Shqipërisë, si dhe lehtësimin e procedurave ndërkufitare./ABC News Albania 24/7