Shqipëria është prekur nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se babë e bir 54 dhe 28 vjeç ndodhen në spitalin Infektiv, pasi erdhën disa ditë më parë nga Firence e Italisë.
Por çfarë është koronavirusi? Si transmetohet dhe çfarë pasojash sjell?
Abcnews.al ka përgatitur këtë specialem, të cilën ju ftojmë ta lexoni si më poshtë:
Cili është ky virus që po shkakton kaq shumë vdekje?
Është një koronavirus i ri- domethënë një anëtar i familjes koronavirus që nuk është hasur kurrë më parë. Si koronaviruset e tjera, ka ardhur nga kafshët. Shumë nga ata të infektuar ose punonin ose shkonin shpesh në tregun Huanan në qendër të qytetit kinez, i cili gjithashtu shiste kafshë të gjalla dhe të vrara. Viruse të reja dhe shqetësuese zakonisht kanë origjinë nga kafshët si për shembull ebola.
A ka pasur koronaviruse të tjerë?
Sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (Sars dhe Mers) janë shkaktuar nga koronaviruset që vijnë nga kafshët. Edhe pse Mers besohet se u është transmetuar njerëzve nga lakuriqët. Në 2002, Sars u përhap praktikisht në 37 vende, duke shkaktuar panik global, duke infektuar më shumë se 8,000 njerëz dhe duke vrarë më shumë se 750. Mers kaloi nga njeriu tek njeriu, por pati vdekshmëri më të madhe, duke vrarë 35% të 2.500 njerëzve të cilët u infektuan, shkruan abcnews.al.
Cilat janë simptomat e shkaktuara nga koronavirusi ?
Virusi shkakton pneumoni . Ata që janë sëmurë raportohet se vuajnë nga kolla, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste të rënda mund të ketë dëmtim të organeve. Meqenëse kjo është pneumoni virale, antibiotikët nuk janë të dobishëm. Ilaçet antivirale që kemi kundër gripit nuk do të funksionojnë. Nëse njerëzit shtrohen në spital, ata mund të marrin mjekim për mushkëritë e tyre dhe organet e tjera, si dhe duhet të konsumojnë lëngje. Rimëkëmbja do të varet nga forca e sistemit tonë imunitar. Shumë nga ata që kanë vdekur kanë qenë në gjendje të dobët shëndetësore.
A transmetohet virusi nga një person tek tjetri?
Transmetimi nga njeriu tek njeriu është konfirmuar nga komisioni kombëtar i shëndetësisë i Kinës. Që nga 30 janari, numri i të vdekurve në Kinë ka arritur 170, me 7,736 raste të konfirmuara të prekur nga virusi. Në javën e kaluar, numri i infeksioneve të konfirmuara është trefishuar dhe raste të tjera janë konfirmuar në 13 provinca, si dhe komunat e Pekinit, Shanghai, Chongqing dhe Tianjin. Virusi është konfirmuar edhe jashtë Kinës, në Hong Kong, Makau, Japoni, Nepal, Singapor, Korenë e Jugut, Tajvan, Tajlandë, SH.B.A dhe Vietnam. Dy anëtarë të një familje në Britani janë konfirmuar se kanë virusin, pasi u testuanmë shumë se 160 dhe rezultuan negativ. Numri aktual i personave të infektuar mund të jetë shumë më i lartë se është raportuar. Ekspertët e OBSH-së në Imperial College London sugjeruan se mund të ketë rreth 30,000 dhe 200,000 raste.
Sa të shqetësuar janë ekspertët?
Ekziston frika se koronavirusi mund të përhapet më gjerësisht gjatë pushimeve të vitit të ri hënor, që filloi më 24 janar, kur miliona kinezë udhëtojnë në shtëpi për të festuar, por festimet kryesisht janë anuluar dhe Wuhan dhe qytetet e tjera kineze si Hubei janë bllokuar.
Për momentin, duket se njerëzit me shëndet të dobët kanë rrezik më të madh, siç ndodh gjithmonë me gripin. Një shqetësim kryesor është përkeqësimi i simptomave – disa njerëz duket se vuajnë vetëm nga sëmundje të buta, ndërsa të tjerët janë duke u sëmurë më rëndë. Kjo e bën më të vështirë përcaktimin e numrave të infektuar dhe mundësinë e transmetimit ndërmjet njerëzve. Por autoritetet po përpiqen të ndalojnë përhapjen dhe janë të shqetësuar se virusi mund të bëhet më i fuqishëm se sa është tani.
Në cilën pikë duhet të shkoni te mjeku ?
Nëse nuk keni udhëtuar së fundmi në Kinë ose keni qenë në kontakt me dikë të infektuar nga virusi, atëherë duhet të trajtoni çdo kollë ose simptomë gripi si normale. NHS këshillon se nuk është se ka nevojë për të shkuar tek një mjek për një kollë edhe nëse ajo është e vazhdueshme, ose nesë keni pasur simptoma të tjera të tilla si dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje.
Pse ky virus ka përhapur kaq shume panik?
Ne ende nuk e dimë se sa i rrezikshëm është koronavirusi i ri – dhe ne nuk do ta dimë derisa të kemi më shumë të dhëna. 170 vdekje nga 7,736 raste të raportuara nënkuptojnë një vdekshmëri prej 2%. Sidoqoftë, kjo është thjesht një statistikë pasi mund të ketë një grup shumë më të madh të personave që janë infektuar nga virusi por që nuk kanë pasur simptoma aq të forta sa për të shkuar në spital dhe kështu nuk janë llogaritur si të dhëna.Duke e krahasuar, gripi sezonal zakonisht ka një shkallë të vdekshmërisë nën 1% dhe mendohet se ka shkaktuar rreth 400,000 vdekje çdo vit në nivel global. Sars kishte një normë vdekjeje më shumë se 10%. Ajo çfarë shkencëtarët duhet të marrin parasysh javët e ardhshme, është se sa ngjitës mund të jetë koronavirusi. Një ndryshim thelbësor është se ndryshe nga gripi, nuk ka vaksinë për koronavirusin e ri, që do të thotë se është më e vështirë për të moshuarit ose për ata me probleme të mëparshme të frymëmarrjes ose imunitetit prandaj mbroni veten tuaj duke larë duart dhe largohuni nga njerëzit nesë shikoni se jeni të rrezikuar. Një hap i rëndësishëm është marrja e vaksinës kundër gripit, e cila do të zvogëlojë barrën për shërbimet shëndetësore nëse shpërthimi i virusit kthehet në një epidemi më të gjerë.
A duhet të frikësohemi?
Përhapja e virusit jashtë Kinës është shqetësuese por jo diçka e papritur. Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar shpërthimin e virusit si një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar. Çeshtjet kryesore janë se sa e transmetueshme është ky koronavirus i ri midis njerëzve. Shpesh viruset që përhapen lehtë priren të kenë një ndikim më të butë.
Në përgjithësi, koronavirusi duket se po prek më së shumti njerëzit e moshuar, dhe me pak raste tek fëmijët./abcnews.al