Në studion e “Abc-ja e mëgjesit” me Enkel Demin, Raul Gonzales, drejtuesi i Zyrës së OBSH-së në Shqipëri u pyet për deklaratën e Kryeministrit i cili u tha banorëve se “nuk ka bërë vaki noj herë që të goditurit nga termeti të strehohen në hotele me 5 yje”.
“Nuk e kam dëgjuar, por po ta kisha parë do thosha çfarë formimi ka ky njeri?”, tha Gonzales.
Enkel Demi e informoi se këtë shprehje e ka thënë kryeministri…
“Do thoja është e papërshtatshme”, shton Gonzales.
I pyetur nga Enkel Demi për mënyrën e sjelljes së politikanëve në situata të tilla, ai u shpreh se sjellja e politikanëve duhet të jetë korrekte.
Pjesë nga biseda në studio:
Frika nuk duhet të na paralizojë, frika është mëse normale dhe ne duhet ta kalojmë. Cfarë është bërë është shumë e mirë. Kemi parë që ministrja e Shëndetësisë ka siguruar një përgjigje shumë të shpejtë dhe shumë të efektshme. Dëshiroj të theksoj përgjigjen e shpejtë mjekësore. Diçka tjetër që dua të theksoj është mënyra se si ministrja ka mbështetur vazhdimësinë e shërbimeve.
Puna e psikologëve është që të bëjnë njerëzit të kuptojnë se frika është normale. Është normale se personi nuk do të kthehet në shtëpi se ka parë një të carë të madhe, por qeveria ka për dertyrë të cojë ekspertë. Pikërisht qeveria po merret me këtë punë.
Mund të themi se nuk kemi një krizë mjekësore?
A kemi një krizë mjekësore, ministria ka ndërhyrë për të penguar një pezullim të shërbimeve. Spitalet janë të dëmtuaram disa. Ka një mënyrë, është e mundur që të rindërtohet struktura dhe të ms ndërpritet shërbimi. Ne po ndihmojnë ministrinë të riparojë disa ambulanca.
Si kanë reaguar shqiptarët, ku pas fatkeqësisë, vetëm njëri nga viktimat ka humbur jetën nga infarkti? Nuk kanë pasur probleme të tjera, është një shenjë e mirë?
Është një shenjë e mirë, nuk është kriza e parë që po përjetoj. Ju e patë se si u solidarizuan njerëzit për ushqim, këtu njerëzit kujdesen për të tjerët. Ky solidaritet është shumë i mirë për popullin shqiptar. Nëse shumë kriza që kam kaluar njerëzt përpiqen të shpëtojnë kokën e tyre. Vetëm një person vdiq nga zemra. Këta 51 viktima kanë qenë shkatërrues për familjet që kanë humbur të dashurit. Qeveria ka shmangur edhe një katastrofë më të madhe. Njerëzit që kanë pasur probleme kardiake kanë marrë shërbimin e tyre të mëparshëm. Duhet të shkosh në Thumanë dhe Durrës për të parë dimensionin e kësaj katastrofe. Duhet të punojnë për rindërtimin.
Qeveritarët shkojmë të takojnë të dëmtuarit dhe vëj re që trauma pas tërmetit nuk përllogaritet, këtyre ju thuhet “shko në hotel”, “shko në shtëpi” dhe ata tkurren menjëherë. Nuk duhet të përgatisim edhe pushtetarët para se të takojnë njerëzit?
Patjetër që ne kemi shembuj nga më të ndryshmit. Kemi pasur politikanë të aftë, dhe ka pasur edhe të tjerë që kanë dhënë vetëm urdhra. Por kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Ne duhet të kujdesemi që politikanët të kujdesen siç duhet. Kemi parë disa qytete ku njerëzit e kanë tepruar kur kanë folur për personat që kanë humbur jetën. Mirëpo, ne duhet të kemi politikanë të aftë që dinë të menaxhojnë këto kriza./abcnews.al