Barcelona në këtë gjysmë të dytë të sezonit ka mundur të vendosë disa gjëra në vijë. Laporta u rikthye president dhe skuadra po arrin të forcohet gradualisht dhe është në garë të fitojë La Liga dhe Copa del Rey. Por e ardhmja e Messit nuk është vendosur ende. Në lidhje me këtë dhe trajnerin Koeman për RAC 1 ka folur Charles Puyol, ish-kapiteni i Barçës.
MESSI – “Fola me Messin kohët e fundit, kur ai barazoi rekordin e Xavit për paraqitje me Barcelonën. E shoh në gjendje të mirë dhe me entuziazëm. Unë mendoj se ai është në vendin më të mirë të mundshëm. Gjithsesi çdokush vendos vetë se çfarë dëshiron për të ardhmen dhe ne na mbetet ta respektojmë vendimin e tij”.
KOEMAN – “Nga jashtë më duket sikur lojtarët janë të kënaqur me Koeman. Ai është një legjendë e klubit, po bën një punë shumë të mirë dhe meriton besim dhe respekt. Pastaj në fund të sezonit bëhen vlerësimet”.
BARÇA – “Ka pasur një ndryshim energjie në ekip. Shoh pozitivitet, ka entuziazëm. Pamë atë ‘remuntada’ ndaj Sevillas në Copa del Rey. Një gol më shumë në Champions League ndaj PSG mund të kishte ndryshuar gjithçka. Është projekt i ri, me trajner dhe lojtarë të rinj. La Liga është ende e hapur dhe jemi në finale të Kupës”, u shpreh Puyol. /abcnews.al