“Putini shkatërroi paqen,” Biden njofton vendosjen e trupave shtesë në Evropë

schedule10:41 - 29 Qershor, 2022

schedule 10:41 - 29 Qershor, 2022

Nga Madridi ku vijon punimet Samiti i NATO-s, presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar vendosjen e trupave shtesë në Evropë.

“Në një moment Putin ka shkatërruar paqen në Evropë … SHBA dhe aleatët po rriten, duke dëshmuar se NATO është më e nevojshme se kurrë dhe më e rëndësishme se kurrë,” është shprehur ndër të tjera kreu i Shtëpisë së Bardhë.”

Më konkretisht, njoftohet se do të krijohet Shtabi i Përhershëm për Korpusin e 5-të të Ushtrisë së SHBA-së në Poloni. Do të vendoset brigada shtesë në Rumani, do të vendosen dy skuadrone shtesë F-35 në Britaninë e Madhe dhe do të shtohen trupat në Baltik.

Po ashtu, njoftohet se do të vendosen 2 “destroyers” shtesë të Marinës në Spanjë, duke e çuar totalin nga 4 në 6 dhe do të vendosen mbrojtjes ajrorë “shtesë” në Gjermani, Itali. /abcnews.al/