Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putini insiston: Bucha provokim për të justifikuar sanksionet kundër Moskës

schedule19:10 - 6 Prill, 2022

schedule 19:10 - 6 Prill, 2022

Kremlini ka reaguar në lidhje me telefonatën që presidenti rus, Vladimir Putin zhvilloi me kryeministri hungarez, Viktor Orban këtë pasdite.

Zyrtarët e Kremlinit thanë se dy liderët diskutuan për ngjarjet në qytetin Buch në Ukrainë, rastin e të cilit Putini e përshkroi si një “provokim cinik”.

Zyrtarët ukrainas fajësojnë trupat ruse për vdekjen e qindra civilëve në qytetin në veri të kryeqytetit Kiev. Rusia pohon se pamjet janë fabrikuar, por imazhet satelitore tregojnë trupa të pajetë në rrugët e qytetit gjatë pushtimit rus.



Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, gjithashtu ka komentuar çështjen, duke thënë se skenat në Bucha janë krijuar për të justifikuar më shumë sanksione kundër Rusisë dhe për të sabotuar bisedimet e paqes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!