Putin synon planetin Mars: Rusia mision në 2019

schedule14:03 - 15 Mars, 2018

schedule 14:03 - 15 Mars, 2018

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se do të dërgojë një Mision në Planetin Mars. Ky zhvillim do të ndodhë në vitin 2019 dhe ka për qëllim zbulimin e ujit në planetin e kuq.

Edhe Rusia përgatitet për të zbarkuar në Planetin Mars. Këtë e ka konfirmuar agjencia e lajmeve “Russia Today” që citon një intervistë me presidentin Vladimir Putin lidhur me këtë temë: shefi i Kremlinit ka shpjeguar se në 2019 Federata Ruse do të lëshojë një misioni – i cili për momentin mbetet ende pa një emër – në planetin e kuq. Qëllimi i këtij misioni është gjetja e shenjave të ujit.

Që në vitin 1974, pas dështimeve të shumta, sonda sovjetike Mars 5 arriti në Mars duke marrë dhe dhjetra imazhe të tij. Pas kësaj, Rusia bëri një tjetër tentativë për të zbarkuar në planetin e katërt të sistemit tonë diellor, por në 1996 dështoi lëshimi.

Më e gjatë dhe me shumë fat është historia e eksplorimeve amerikane, të Mariner4 që në 1964 arriti të dërgojë 21 fotografi e deri tek Laboratori Shkencor Mars që nga 2012 vazhdon të eksplorojë planetin e kuq me anë të një mjeti ultramodern. Ndërkohë, në Mars operon edhe India me sondën e saj dhe Bashkimi Europian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!