Presidenti rus, Vladimir Putin tha të martën se shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe palestinezëve tregoi dështimin e politikës amerikane në Lindjen e Mesme, teksa shtoi se Kremlini ishte në kontakt me të dyja palët.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov u shpreh se Moska do të kërkonte të luante një rol në zgjidhjen e konfliktit, por nuk specifikoi se si. Në vend të kësaj, Putin shfrytëzoi rastin për të fajësuar përshkallëzimin e mprehtë të politikës së SHBA-së në rajon, shkruan Reuters.
“Unë mendoj se shumë njerëz do të pajtohen me mua se ky është një shembull i gjallë i dështimit të politikës së Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme,” theksoi Putin.
Lideri rus i bëri këto komente gjatë takimit me kryeministrin irakian, Mohammed Shia al-Sudani, në Moskë, disa ditë pasi Hamasi nisi një sulm masiv në Izrael.
Putin nënvizoi se SHBA-ja “ka tentuar të monopolizojë zgjidhjen e konfliktit, por fatkeqësisht ata nuk ishin të preokupuar në gjetjen e kompromiseve që do të ishin të pranueshme për të dyja palët”./abcnews.al