Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka thënë se qeveria e tij është afër arritjes së një marrëveshjeje me Moskën për të blerë naftë shumë më të lirë nga Rusia.
Bolsonaro, i cili gëzon marrëdhënie miqësore me presidentin rus Vladimir Putin, nuk dha detaje të mëtejshme për marrëveshjen e mundshme.
Çmimet e larta të karburantit kanë dëmtuar shpresat e tij për rizgjedhje përpara zgjedhjeve presidenciale të tetorit, duke e lënë atë pas në sondazhe me ish-udhëheqësit brazilian Luiz Inacio Lula da Silva. /abcnews.al