Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Putin falënderon ushtarët rusë për “çlirimin” e rajonit të Luhanskut

schedule14:56 - 4 Korrik, 2022

schedule 14:56 - 4 Korrik, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar trupat ruse për çlirimin e rajonit lindor të Ukrainës, Luhansk, në Donbas. Në një takim me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, Putin tha se trupat e përfshira në operacion duhet të pushojnë, por njësitë e tjera ushtarake duhet të vazhdojnë luftën, shkruan BBC.

Putin u ka dhënë gjithashtu titullin “Heronj të Rusisë” dy gjeneralëve pas pushtimit të rajonit. Rusia njoftoi të dielën se tani kontrollon të gjithë rajonin e Luhanskut pasi pushtoi qytetin me rëndësi strategjike të Lysychansk.

Moska ka thënë se “operacioni i saj special ushtarak” – siç e quan pushtimi i Ukrainës  ka për qëllim çlirimin e Ukrainës lindore nga nacionalistët. Rajoni lindor ka qenë fokusi i aksionit të tij ushtarak pasi përpjekjet fillestare për të marrë kontrollin e kryeqytetit Kiev dështuan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!