Putin: Aleanca ushtarake e NATO-s po përdor të gjitha aftësitë e saj kundër Rusisë

schedule15:05 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 15:05 - 21 Dhjetor, 2022

Presidenti rus Vladimir Putin u zotua ditën e sotme se do t’u sigurojë forcave të tij të armatosura gjithçka që u nevojitet për të mbështetur fushatën e tyre ushtarake në Ukrainë.

Në një fjalim para komandantëve të forcave të armatosura në Moskë, Putin tha se nuk do të kishte kufizime financiare për sa i përket pajisjeve dhe materialeve.

Ai shtoi se aleanca ushtarake e NATO-s po përdor të gjitha aftësitë e saj kundër Rusisë dhe u bëri thirrje udhëheqësve ushtarakë rusë që të përdorin përvojën e fituar nga luftrat në Siri dhe gjatë asaj që Moska e quan “operacionin e saj special ushtarak” në Ukrainë.

Duke i cilësuar ushtarët rusë dhe komandantet e forcave të armatosura si “heronj”, Putin tha se Rusia duhet të vërë në dukje rëndësinë e dronëve në konflikt.

Raketa balistike ndërkontinentale ruse Sarmat, e quajtur “Satani II” dhe e aftë për të kryer sulme bërthamore në Shtetet e Bashkuara  do të jetë gati në të ardhmen e afërt, shtoi presidenti rus.

“Ne do të vazhdojmë të ruajmë dhe përmirësojmë gatishmërinë e forcave tona  bërthamore”, theksoi Putin.

Presidenti rus njoftoi gjithashtu se flota ruse do të pajiset që nga fillimi i janarit me raketa të reja supersonike, Zircon, një armë që i përket gjeneratës së re të armëve të zhvilluara vitet e fundit nga Moska.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!