Puthja e famshme pas La Decima, Casillas zbulon çfarë i tha Ramosit

schedule20:56 - 6 Qershor, 2020

schedule 20:56 - 6 Qershor, 2020

Finalja e Champions League në vitin 2014, ka vetëm një protagonist: Sergio Ramos! Mbrojtësi i Real Madrid shënoi në sekondat e fundit të takimit për të barazuar 1-1 dhe për ta çuar takimin në shtesë.

Në 30 minutat pasardhëse, Real Madrid i shënoi dhe tre gola të tjerë “kushërinjve” të Atleticos, duke fituar trofeun e 10-të të Champions League, ose njohur ndryshe si La Decima.

Një foto e cila mori vëmendje të madhe pas vërshëllimës finale, është ajo e Casillas, duke puthur Sergio Ramosin. Për këtë episod, Casillas ka zbuluar se çfarë i tha mbrojtësit spanjoll: “Sergio Ramosit i thashë që ai është bosi dhe se ai do ta fitonte La Deciman! Pastaj e putha në faqe”. Motivim prej një kapiteni…/abcnews.al