“Pushtimi” i Kapitolit, ky është momenti kur 35-vjeçarja qëllohet për vdekje në kraharor

schedule16:04 - 7 Janar, 2021

schedule 16:04 - 7 Janar, 2021

Katër persona humbën jetën gjatë “pushtimit” të Kapitplit të mërkurën në SHBA. Ashley Babic, veterane e Forcave Ajrore, ishte e para që ndërroi jetë pasi mori një plumb në kraharor.

Siç duket në pamjet e filmuara nga të pranishmit, gruaja u qëullua ndërsa mundohej të kalonte nga xhami i thyer i një dere.

https://youtu.be/BrYz-O2TCKQ

35-vjeçarja nga Ocean Beach, ndodhej në Uashington, D.C., për të protestuar pas humbjes së presidentit amerikan Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit, sipas asaj që kunati i saj ka thënë për mediat. Në pamjet e filmuara ndërsa ngjarja ndodhte, gruaja mund të shihej në tokë, pa lëvizur disa minuta pasi u qullua.

Të pranishmit kanë thënë për mediat, se në krahun tjetër të derës ndodheshin të paktën katër oficerë policie të armatosur, dhe se një prej tyre ka qëlluar në drejtim të Ashley-t.

Ndihmën e parë 35-vjeçarja e mori në ambientet e Kapitolit e më pas u transferuat në një spital lokal ku edhe humbi jetën. Pas shuarjes së trazirave në Kapitol, të paktën 52 persona raportohet të jenë arrestuar si pjesë e një hetimi që po bëhet lidhur me ngjarjen. s.b/abcnews.al/