“Pushimet e vdekjes”/ Studentja që shkoi në vendlindje dhe ndërroi jetë nën rrënojat e tërmetit

schedule12:31 - 8 Shkurt, 2023

schedule 12:31 - 8 Shkurt, 2023

Mësohet se Aysenur Aliravci , e cila studionte në Shkollën profesionale të Universitetit Selçuk, ka humbur jerën nën rrënojat e tërmetit në qytetin e saj të lindjes Osmaniye, bashkë me motrën e saj të madhe.

Studentja e vitit të dytë në Departamentin e Teknikut Industrial të Shkollës Profesionale Hoglu, u gjet pa shenja jetën, ndërsa raportohet se ajo kishte shkuar për të takuar familjen e saj pasi kishte marrë pushimet e semestrit.

Situata në Turqi është kaotike, ndërsa numri i viktimave rritet me ritme të shpejta. Deri më tani raportohet për mbi 11,200 viktima.

Së fundmi në zonat e prekura nga tërmeti ka zbarkuar edhe presidenti Erdogan, i cili është shprehur se familjet e prekura do të marrin ndihmë nga qeveria.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!