Punonte te drutë, shqiptarin e bëjnë për spital në Itali, dyshimi dhe dëshmitë

schedule23:31 - 20 Qershor, 2021

schedule 23:31 - 20 Qershor, 2021

Një shqiptar 44-vjeç që punonte në sektorin e shpyllëzimeve në Firence është sulmuar gjatë natës së kaluar në periferi dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Identiteti i tij ende nuk është publikuar nga autoritetet italiane, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët që qëndrojnë pas sulmit.

Nga të dhënat e para, mediat italiane shkruajnë se grupi hetimor nuk përjashton që të jetë përdorur edhe arma e zjarrit kundër shqiptarit.

Shpresa e hetuesve është që mund të shkohet në gjurmët e autorëve nga të dhënat e dëshmitarëve, të cilët ishin në vendin e ngjarjes, ndërsa janë marrë deponimet e tyre. d.b/Abcnews.al