Punonte si truprojë pas orarit zyrtar/ Çfarë e shtyu efektivin e Shqiponjave të qëllojë me armë në Tiranë?

schedule11:30 - 4 Tetor, 2023

schedule 11:30 - 4 Tetor, 2023

TIRANË- Zbulohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së të hënës ku një efektiv i forcës së Posaçme Shqiponja qëlloi me armë zjarri në rrugën “Siri Kodra”, në Tiranë.

Efektivi i policisë i identifikuar si Adrian Meta, dyshohet se pas orarit të punës në radhët e uniformave blu, punonte edhe si truprojë. Mbrëmjen e të hënës personi që ruhej nga efektivi Meta ka pasur një debat me një qytetar.

Ky i fundit thirri disa të njohur të tij për t’u sqaruar dhe në këtë moment ndërhyri efektivi i policisë dhe qëlloi me armë në ajër, duke terrorizuar banorët e zonës.

Ky rast është duke u ndjekur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria e Tiranës. Ky nuk është rasti i parë që efektivet e policisë Shqiponja përfshihen në ngjarje të tilla.

10 ditë më parë dy punonjës të kësaj strukture u përfshinë në një tjetër konflikt fizik, me një kolegun e tyre, i cili ushtron detyrën në Policinë e Vlorës./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!