Vijojnë të jenë të larta shifrat e rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë. Këtë të mërkurë një rast tjetër është konfirmuar në Berat.
Burime për Abc News bëjnë me dije se rasti i ri është një punonjëse në një ndërmarrje rrobaqepësie tek ish kombinati tekstil. Mësohet se punonjësja ka shfaqur temperaturë dhe keputje të trupit kollë, ku më pas është njoftuar 127 dhe i është bërë tamponi dhe ka rezultuar pozitiv. Ndërkohë pritet përgjigja dhe për tamponin e marrë familjarëve të cilët aktualisht janë të vetëkarantinuar.
LEXO EDHE: Konfirmohen 67 raste të reja me koronavirus, qytetet më problematike
Gjithashtu një rast me koronavirus është konfirmuar në Durrës. Burimet për Abc News bëjnë me dije se ai është një rast kontakti me të infektuarit e mëparshëm.
Ndërkohë në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar të infektuar me koronavirus 2 114, nga të cilët 47 kanë humbur jetën. /abnews.al