VLORË- Një punonjës i patrullës së përgjithshme të Policisë së Vlorës ka përplasur me makinë një këmbësor.
Sakaq, i lënduari u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në lidhje me ngjarjen është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ abcnews.al