“Punoja me tre turne te Vllaznia, pashë 187 lojtarë për të marrë një”

schedule11:02 - 15 Janar, 2020

schedule 11:02 - 15 Janar, 2020

Agim Canaj, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, ka folur për shumë tema. Mes tyre edhe për përzgjedhjen e trajnerëve të huaj, që në shumicën e rasteve vlerësohen më shumë në aspektin financiar. Gjithsesi në fund klubet sukseset i regjistrojnë me trajnerë shqiptarë, prej të cilëve sipas vlonjatit nuk duhet hequr dorë.

“Eksperienca më ka treguar se në periudha të caktuara u besohet trajnerëve shqiptarë, kurse në periudha të tjera atyre të huaj. Trajnerët e huaj i marrin me publicitet të madh dhe i paguajnë 2-fish më shumë, kurse kur vjen puna kampionatet i marrin me trajnerët shqiptarë.

Në Shqipëri asgjë nuk është e stabilizuar sa u takon stafeve, lojtarëve, akademive.  Te partizani kanë ardhur menaxherët më të mirë  të Italisë.  Në fund të fundit ne nuk duhet të heqim dorë nga trajnerët shqiptarë. Po flasim akoma për organizime shumë të dobëta të klubeve. Akoma nuk kemi një ligj të sportit”, shprehet Canaj, i cili më pas zbulon edhe një prapaskenë.

“Po ju them vetëm një fragment që e them gjithmonë: Kur shkova në Shkodër si trajner në sezonin 2008-2009, kam provuar 187 lojtarë dhe kam mbajtur vetëm një. Punoja me tre turne. Nuk kemi stabilitet”, deklaroi Canaj gjatë emisionit të drejtuar nga Gerti Çarçani dhe Einxhel Shkira. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!