Monumenti i heroit Çerçiz Topulli është zhvendosur nga pozicioni ku ka qëndruar 87 vite me radhë.
Shkak janë bërë punimet për rikonstruksionin e sheshit që mban të njëjtin emër.
Arkitekti, Reshat Gega është shprehur se deri ne fund te punimeve, monumenti do te qëndrojë brenda një ambienti që do te krijohet enkas, ndërsa kjo vepër do ti nënshtrohet edhe restaurimit të saj, pasi faktori kohë e ka dëmtuar atë ndjeshëm.
https://youtu.be/zv-2ezPhsA4
“Erdhi dita më në fund që monumentit të Çerçizit ti bëhet riparimi i duhur. Me rregullimin e sheshit do të bëhet i mundur dhe ndërhyrjet në monumentin e monumentit për ta sjellë në formën më të mirë”, ka thënë ai.
Megjithatë specialistet duket se ende nuk kanë një ide për pozicion përfundimtar ku do të rivendoset ky monument.
“Monumenti do të vendoset sërish ku ishte, ai i takon sheshit dhe sheshi atij”, ka thënë Gega.
Monumenti i heroit Çerçiz Topulli u vendos në Gjirokastër në vitin 1934 dhe u realizua nga Odhise Paskali./abcnews.al