Punimet në burimin e Sinecit, banorët përplasen me punonjësit e firmës: Nesër futemi në grevë urie

schedule19:11 - 2 Gusht, 2021

schedule 19:11 - 2 Gusht, 2021

Banorët e Sinecit janë ngritur sot në protestë duke kërkuar që të ndërpriten punimet e firmës Salillari.

Mes punonjësve të firmës , policisë dhe banorëve ka pasur edhe një përplasje. Gazetari i ABC në Berat Artan Diko raporton se gjatë konfliktit banorëve u është hedhur gaz lotsjellës në mënyrë që të shpërndahen.  Banorët, bashkë me ambientalistin Sazan Guri kanë bërë të ditur se pesë burra do të futen nga nesër në grevë urie deri në pezullimin e punimeve.

Kujtojmë se banorët e kësaj zone janë mbledhur pas shkesës zyrtare të nxjerrë nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura në Elbasan, që burimi i Sinecit të mos preket pasi është zonë e mbrojtur.

Avokati mbrojtës i çështjes Arben Llangozi është shprehur se punimet duhet të pezullohen dhe se pritet që të shembet edhe objekti i ndërtuar pa leje në këtë zonë nga IKMT. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!