Puna e palodhur e elektricistit 80-vjeçar: Djemtë s’e duan këtë zanat, e cilësojnë të mërzitshëm

schedule20:33 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 20:33 - 2 Dhjetor, 2023

Në këtë punishte në fshatin Kakavec kalon pjesën më të madhe të ditës Murat Quku. Në Librazhd është i vetmi që thur bombinat e motorëve të pajisjeve elektrike. E ushtron këtë zanat prej dekadash dhe nuk ka hequr dorë edhe pse është në prag të 80-ave. E ka nisur në moshë të vogël, fill pas përfundimit të shkollës 7 vjeçare. Në përvetësimin e zanatit e kanë ndihmuar mjeshtrat që ka pasur fatin të punojë.

Thurja e bombinave kërkon shumë durim por është edhe punë me përgjegjësi të madhe. Para se të nisë punën duhet që të hartojë në letër skemën që për cdo pajisje është e ndryshme. Asaj i qëndron me përpikëri deri në fund.

Vite më parë punonte me orare të gjata, nuk pushonte as për t’u ushqyer. Tani që po i afrohet të 80-ave punon më pak. Pranon të rregullojë ato pajisje pronarët e të cilave i japin kohë për të ndrequr defektin.

Pajisjet e vogla elektrike janë më të vështirat për të ndërhyrë e për t’i rregulluar. Murati tregon se të rinjtë nuk e dëshirojnë këtë zanat madje as tre djemtë e tij të cilët e konsiderojnë të mërzitshëm. Pavarësisht se të rinjtë e refuzojnë këtë zanat, Murati thotë se ai vetë do ta ushtrojë deri në ditën që do të mundet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!