Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Publikonin foto e video intime të adoleshentëve/ Gjykata e Korçës liron dy vajzat e arrestuara

schedule15:44 - 9 Shkurt, 2025

schedule 15:44 - 9 Shkurt, 2025

KORÇË- Gjykata liroi dy vajzat të cilat u arrestuan 3 ditë më parë nga policia e Korçës me akuzën e pornografisë me të mitur pasi ato dyshohet se përmes një faqe instagram kanë publikuar mesazhe me përmbajtje shantazhuese dhe video e foto me përmbajtje pornografike.

Prokuroria e Korçës kërkoi për të dyja vajzat masën e arrestit në shtëpi deri në përfundim të hetimeve ndërkohë që  Gjykata ka caktuar masa më të buta se ato që kërkoi prokuroria

Gjykata vendosi detyrim paraqitje për një 19-vjeçare dhe mbikëqyrje nga prindërit për të miturën 17 vjeçare.

Seanca ka zgjatur gati 2 orë e 30 minuta. Në seancë dy avokatët kanë kërkuar masë më të butë sigurie se ajo që kërkoi prokuroria ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë për të provuar përgjegjësinë e vajzave dhe të të rinjve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!