Është publikuar videoklipi zyrtar i këngës që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Bëhet fjalë për projektin “Duje” interpretuar nga Albina Kelmendit dhe familja e saj.
Klipi ka një fabulë tepër prekëse, e cila i prek të gjitha ata që e shohin përshtatur në varësi të tekstit të këngës.
Kujtojmë që Albina dhe familja Kelmendi u shpallën fitues të edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar dhe do të përfaqësojnë vendin tonë në Eurovision Song Contest 2023 në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar në datat 9, 11 dhe 13 maj.
Shqipëria do të këndojë natën e dytë të gjysmëfinales, 11 maj, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.
Nisur nga performanca në Pallatin e Kongreseve, pritet që edhe në skenën e Eurovizionit ata të rrëmbejnë zemrat e publikut./abcnews.al