Publikohet për herë të parë një foto e rrallë e Princeshës Diana

schedule16:31 - 2 Mars, 2022

schedule 16:31 - 2 Mars, 2022

Një foto e Princeshës Diana do të shfaqet në Pallatin Kensington më 4 mars si pjesë e një ekspozite të re që eksploron marrëdhëniet e vazhdueshme të familjes mbretërore me kamerën.

Imazhi bardh e zi e tregon atë duke parë larg dhe duke u shfaqur e qetë, e bukur dhe stoike, ndërsa foto është bërë nga fotografi i njohur David Bailey në vitin 1988 dhe i porositur nga Galeria Kombëtare e Portreteve.

Edhe pse u morën fotografi të ndryshme, ky portret i veçantë u ruajt nga Davidi për rekordin e tij personal dhe për këtë arsye nuk është shfaqur kurrë për publikun. Në fakt, fotografin e ka zgjedhur vetë Diana, ndërsa portreti është një nga fotografitë mbretërore më emblematike të realizuara ndonjëherë.

Përveç fotografisë së Dianës, do të shfaqen edhe imazhet e bëra nga vetë anëtarët e familjes mbretërore. Midis tyre do të jetë vepra e Lord Snoëdon, një ish-banor i Pallatit Kensington. Ai ishte një nga fotografët më të famshëm të Britanisë, duke kapur disa nga imazhet më zbuluese dhe “moderne” të monarkisë së shekullit të 20./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!