Publikimi i listës rriti ndjeshëm pagat në Shqipëri, profesionet më të paguara dhe sa është rroga mesatare tani

schedule16:41 - 12 Shtator, 2022

schedule 16:41 - 12 Shtator, 2022

INSTAT ka publikuar sot të dhënat mbi nivelin e pagave në Shqipëri ku vërehet një rritje e ndjeshme e rrogës mesatare në vend gjatë tremujorit të dytë të këtij viti krahasuar me tremujorin e parë. Sipas INSTAT, paga mesatare në Shqipëri tani është 60 666 lekë, ndërsa në fillim të vitit 2021 ishte rreth 56 mijë lekë.

Sipas INSTAT, pagat më të mira në Shqipëri i parrin punonjësit që janë të punësuar në sektorin bankar dhe atë të sigurimeve, ndërkohë që më pas renditen sektori i informacionit dhe komunikacionit; punonjësit e agjencive imobiliare dhe administrata publike, shkruan abcnews.al.

Në fund të listës si më pak të paguarit janë ata që punojnë në bujqësi.

Dy janë periudhat e rritjes së fortë të pagave gjatë vitit të fundit siç duket edhe në grafikun e INSTAT. Momenti i parë lidhet me tremujorin e fundit 2021,  e cila përkon edhe me periudhën e publikimit të pagave të më shumë se 660 mijë shqiptarëve duke shkaktuar kështu një presion nga punonjësit në drejtim të menaxherëve për rritje, kurse momenti i dytë është tremujori i parë 2022, periudhë gjatë të cilës presionit të punonjësve iu shtua edhe rritja e fortë e çmimeve për shkak të luftës në Ukrainë. /abcnews.al