PSV-Ajax nuk ka fitues, kryesim tresh në Holandë

schedule19:14 - 22 Shtator, 2019

schedule 19:14 - 22 Shtator, 2019

Klasikja e futbollit holandez nuk dhuroi fitues. PSV dhe Ajaxi u ndanë në barazim 1-1. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën ekipet tentuan fitoren.

“Harkëtarët” ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Quincy Promes. Sulmuesi i Ajaxit zhbllokoi shifrat në minutën e 63-të pas një asisti të marrë nga Tadic.

PSV nuk u dekurajua dhe nisi ofensivën për të barazuar ndeshjen. Ashtu ndodhi dhe Donyell Malen shënoi në minutën e 78-të, duke dërguar stadiumin në festë. Përballja nuk dhuroi më gola dhe ekipet u mjaftuan me nga një pikë.

Ky barazim i mban të dy ekipet në krye me nga 14 pikë, po aq sa ka edhe Vitesse (ka zhvilluar një ndeshje më shumë). /abcnews.al

PSV – Ajax 1-1
(Malen 78’ / Promes 63’)