PSG zgjedh zëvendësuesin e Neymar, objektivi vjen nga Spanja

schedule11:50 - 7 Korrik, 2023

schedule 11:50 - 7 Korrik, 2023

Joao Felix-PSG mund të bëhet, në kushte të caktuara.

Portugezi nuk dëshiron të kthehet tek Atletico Madrid, i cili është në pritje të një oferte. Parisi është alternativa që e bind më shumë.

Ai e njeh trajnerin e ri të PSG-së, spanjollin Luis Enrique dhe klubi francez është pretendent për çdo trofe. Megjithatë, për ta çuar marrëveshjen përpara, Neymar duhet të largohet. Për momentin drejtuesit janë të zënë me rastin MBappe, por me ecurinë e merkatos diçka mund të ndryshojë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!