PSG tani ka 9 portierë në skuadër, nis menjëherë “spastrimi”

schedule12:38 - 15 Korrik, 2021

schedule 12:38 - 15 Korrik, 2021

Me blerjen e Gigio Donnarumma, të njoftuar zyrtarisht dje, Paris Saint-Germain ka nëntë portierë në skuadër. Duke parë këtë situatë, klubi duhet të nisë menjëherë me spastrimet.

L’Equipe raporton se planet e klubit parisien janë që të mbajnë ish-portierin e Milanit, Keylor Navas dhe Alexandre Letellier, i cili do të jetë portieri i tretë, në skuadër për sezonin e ardhshëm.

 

Gjashtë portierët e tjerë do largohen. Sergio Rico dhe Alphonse Areola kanë oferta dhe mund të sjellin para për klubin. Denis Franchi, Marcin Bulka, Garissone Innocent dhe Lucas Lavalle do duhet të gjejnë një klub të ri gjatë verës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!