Pavarësisht se deri më tani kanë afruar një sërë “yjesh” e talentesh në skuadrën e tyre, “gjigandët” francezë të PSG, duket se nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq, teksa prej disa javësh tashmë kërkojnë me ngulm shërbimet e “fantazistit” të Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani.
Ditët e fundit negociatat mes klubeve janë duke shkuar gjithnjë e më afër fundit dhe këtë të martë, bordi i “parisienëve” ka bërë një ofertë të re prej 65 milionë eurosh, si dhe shërbimet e talentit francez, Hugo Ekitike.
Deri më tani drejtuesit e “shqiponjave’ të Frankfurt ende nuk kanë dhënë një përgjigje, por pritet që një ofertë e tillë të jetë e mjaftueshme për bordin e Eintracht, për ta lënë “yllin” francezë të kalojë te PSG. /i.m /abcnews.al